“Dera e hapur dhe rrobat në tokë”, zbardhet dëshmia e vajzës së Alda Klosit, konstatoi e para vjedhjen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.01.2023, 01:00

Alda Klosit, drejtoreshës së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i kanë vjedhur mbi 500 mijë euro(para dhe sende me vlerë).

Pastruesja e saj Rozeta Dobi dhe djali Havier Dobi akuzohen për këtë vjedhje e cila thuhet se ka ndodhur për motive personale.

Vjedhja ka ndodhur më 15 dhjetor në kohën kur Klosi ka qenë në SHBA dhe çelësin ia kishte lënë pastrueses. Kjo vjedhje e bujshme është zbuluar nga vajza e Alda Klosit e cila sapo ka parë shtëpinë rrêmujë ka telefonuar dhe njoftuar mamanë e saj.

Në dëshminë e saj para hetuesve, vajza adoleshente e Alda Klosit ka deklaruar se sapo ka hyrë në shtëpi ka parë se dera ishte e hapur, rafti në dhomën e gjumit ishte i hapur dhe të gjitha rrobat ishin të hedhura përtokë.

Dëshmia e vajzës së Alda Klosit:

Rreth orës 7:30 kam shkuar në shkollën “Sami Frashëri”, ku jam nxënëse në vitin e parë. Kam qëndruar në shkollë deri në orën 11:30.

Më pas jam ulur tek “X hotel” që ndodhej tek “Rruga e Barrikadave” ku kam pirë kafe nën shoqërinë e klasës.

Rreth orës 13:50 kam shkuar tek zyra e nënës, Alda Klosi tek zona e Gardës ku kam qëndruar vetëm për disa minuta dhe më pas në këmbë kam shkuar tek shtëpia në “Rrugën e Kosovarëve”.

Në momentin që kam qenë tek banesa, kam konstatuar se dera ishte pak e hapur. Jam futur në shtëpi dhe kam konstatuar se pjesa e kuzhinës ishte në regull dhe më pas jam futur në dhomën e gjumit ku kam konstatuar se rafti ishte i hapur dhe të gjitha rrobat ishin të hedhura në tokë. Pas kësaj, menjëherë kam telefonuar mamanë dhe i kam treguar për këtë situatë.

Ndërkohë raportohet se pasi ka telefonuar mamanë, vajza ka dalë jashtë në trotuar dhe ka nisur të qajë teksa priste mamanë. Kanë qenê banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë më pas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit