Kontrollet në banesën e Martinaj në Fushë-Kuqe, gazetari: U kërkuan para me detektorë në tokë dhe mure

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.01.2023, 00:29

Pak javë më parë, Policia, forcat RENEA dhe FNSH kryen kontrolle të imtësishme në banesën e Ervis Martinaj në Fushë-Kuqe.

Pas kontrollit në banesën e tij dhe familjarëve të tij, policia gjeti vetëm arsenal armësh dhe veshje e pajisje policie.

Gazetari Eni Ferhati mbrëmjen e sotme ka deklaruar se në Fushë-Kuqe policia ka qenë në kërkim të një sasie të madhe parash. Sipas tij efektivët kanë shkuar në Fushë-Kuqe me detektorë dhe kanë kontrolluar në tokë dhe tek muret e banesave.

Policia nuk ka shkuar për një kontroll rutinë, është kërkuar një sasi e madhe cash. Nuk është lënë pëllëmbë toke apo mur në Fushë Kuqe pa u kontrolluar me detektorë, për të gjetur një sai të madhe parash. Janë kërkuar shumë më shumë se 404 që janë atje, Ju siguroj për këtë gjë.

Kujtojmë se pak ditë më parë u kryen kontrolle edhe në banesën e Martinaj në Surrel. Aty policia gjeti vetëm disa dokumente dhe një pasaportë me foton e Martinajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit