Pastrueses i zbulohen llogaritë bankare, ka depozituar shuma të konsiderueshme parash

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2023, 23:11

Pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi janë lënë në burg pasi akuzohen për vjedhjen e 500 mijë eurove(para dhe sende me vlerë) në shtëpinë e Alda Klosit.

Pastrueses në tubin e ajrimit në kuzhinën e shtëpisë i janë gjetur të fshehura qindra mijëra euro dhe sendet me vlerë të drejtoreshës së Arben Ahmetaj.

Së fundmi është mësuar se pastruesja përveç parave “cash” dhe sendeve me vlerë të fshehura në shtëpi kishte edhe disa llogari bankare. Nga hetimi ka dalë që gruas i janë gjetur disa llogari bankare në shumë të konsiderueshme që pritet të bëhen publike.

Kujtojmë se në dëshminë e saj, Rozeta Dobi ka deklaruar se vjedhjet i ka kryer pasi kishte inat punëdhënësen e saj Alda Klosin. Ajo ka treguar në polici, se kur ka hapur dollapin ka gjetur një kasafortë që sipas saj brenda kishte mijëra euro dhe nga inati që ka pasur me Klosin i ka marrë paratë dhe është larguar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit