Braçe iu jep mend shqiptarëve për Kodin Rrugor, vetë me telefon në timon dhe pa rrip sigurimi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2023, 22:47

Rregullat e qarkullimit rrugor janë krijuar për t’u zbatuar nga të gjithë, politikanë, mësues, policë, VIP-a apo edhe qytetarë të thjeshtë.

Por ndodh që personat që u japin mend të tjerëve për zbatimin me përpikmëri të Kodit Rrugor, janë ata që bëjnë vetë shkelje.

Deputeti i Partisë Socialiste, dikur zv.kryeministër i vendit, Erion Braçe është një prej këtyre personave. Deputeti Braçe në një video të publikuar në rrjetet sociale, u jep mend ndjekësve të tij se si mund të shmangin trafikun e rënduar në Tiranë.

Braçe përpiqet t’u tregojë shqiptarëve se si shkelja e rregullave të qarkullimit dhe parkimi vend e pa vend janë faktorët e trafikut të rënduar.

Por teksa e bën këtë, Braçe është në timon pa rripin e sigurimit dhe me telefon duke regjistruar videon. Një shkelje e tillë e Kodit Rrugor është vënë re menjëherë nga qytetarët.

Një prej tyre në denoncimin në redaksinë tonë, thotë se deputeti përdor telefonin i pashqetësuar në timon. Ndërkohë që qytetarët e thjeshtë gjobiten menjëherë nga policia për shkelje sado të vogla.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOq. Ja dhe deputeti. Qe perdor telefonin ne makine duke bere videoklip Pa ja bere syri terr per policine. Ne te shkretet sa ndezim makinen pa levizur nga vendi na del polici tek xhami

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit