U nis të vriste politikanët, ky është 36-vjeçari i arrestuar në Lezhë me pistoleta dhe automatikë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2023, 21:51

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 36-vjeçari Antonio Leka i cili u arrestua mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Në momentin e arrestimit, në makinën e Lekës janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Ai ka deklaruar se ishte nisur për të vrarë politikanët pasi donte të zhdukte “farën e tyre të keqe”.

Kur është arrestuar, bashkë me 36-vjeçarin ka qenë edhe mamaja e tij e cila në përpjekje për të mbrojtur djalin, ka deklaruar se armët ishin të shërbimit të saj pasi është ushtarake.

Dyshimet janë se në momentin e arrestimit, Antonio Leka ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit