Sot 19 vite nga tragjedia e 9 Janarit 2004, familjarët ende në kërkim të drejtësisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2023, 21:34

9 Janari i këtij viti shënon 19 vjetorin e tragjedisë së vitit 2004, ku në ujërat e detit Jon humbën jetën 28 shtetas shqiptarë.

Shumë prej tyre ishin nga qyteti i Shkodrës dhe mosha varionte nga 15 deri në 33 vjeç. Ata kishin si qëllim që të iknin nga Shqipëria në vendet europiane për një jetë më të mirë. Për të realizuar këtë, ata u dhanë 1500 euro skafistëve dhe u nisën me gomone nga Vlora.

Por kushtet e motit nuk ishin në favorin e tyre pasi gjatë natës u krijuan dallgë deri në pesë metra. Mëngjesin e 10 janarit, 18 burra dhe tri gra u gjendën të pajetë nga një helikopter i NATO-s së ushtrisë italiane. Njëmbëdhjetë të tjerët mundën të shpëtonin, mes tyre edhe skafistët. Numri i viktimave u rrit pasi trupat e të zhdukurve nuk u getën.

Edhe pse kanë kaluar 19 vite nga kjo tragjedi, familjarët ende kërkojnë drejtësinë e munguar për të cilën akuzojnë politikën se po e bllokon qëllimisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit