U kap me armë në Lezhë, habit djali i ushtarakes: Do vrisja politikanët, të zhdukja farën e keqe të tyre!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.01.2023, 20:22

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i 35-vjeçarit, Antonio Leka në Lezhë.

Antonio Leka, djali i një ushtarakeje me gradë të lartë, ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çantë ka patur armë të mbushura dhe municione të tjera luftarake si blindshpusa dhe fishekë.

Në momentin e arrestimit, ai ka thënë se është nisur për të vrarë politikanët e Lezhës dhe do zhdukë farën e keqe të tyre.

Mësohet se i riu ka qenë nën efektin e drogës, por më herët ka vuajtur edhe nga probleme të shëndetit mendor. Denoncimi për të u bë nga i vëllai i tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit