Lezhë/ Djali i ushtarakes kapet me arsenal armësh, antiplumb dhe blindshpues

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2023, 19:15

Një 35-vjeçar është arrestuar pasditen e sotme në Lezhë pasi ka tentuar të kryejë një ngjarje kriminale.

Në momentin e arrestimit 35-vjeçari me iniciale A.L ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çantë ka patur armë të mbushura dhe municione të tjera luftarake si Blindshpusa dhe fishekë.

Edhe në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë. Ende nuk dihet se çfarë kishte në plan të kryente saktësisht 35-vjeçari i cili thuhet se ka nënën me gradë të lartë ushtarake.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit