Aksidenti i tretë brenda javës/ Makina bie në greminë në Rrugën e Arbrit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.01.2023, 18:40

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit.

Një automjet ka rënë në greminë në afërsi të fshatit Smolik të Bulqizës.

Nga informacionet paraprake mësohet se janë plagosur rëndë dy persona.

Bulqizë/ informacion paraprak

Rreth orës 17.30, në fshatin Smollik, Bulqizë, shtetasi J.T., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është lenduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi O.T., 18 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit