Në plazh duke përgatitur dozat me kokainë/ Kapen dy të rinjtë shqiptarë. Ja çfarë iu sekuestrua

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 09.01.2023, 18:30

Dy shqiptarë të moshës 24 dhe 20 vjeç, të cilët vajtën në Rimini pak ditë më parë me leje turistike, janë arrestuar pasi u kapën me drogë.

Arrestimi u bë rreth orës 17.30 në zonën e Marebellos. Policia kishte shkuar në plazh në Bagno për një kontroll pas raporteve dhe informacioneve konfidenciale në lidhje me një aktivitet të shpërndarjes së drogës.

Të habitur teksa po përgatisnin dozat, dy shqiptarët u larguan duke u përpjekur të zhdukeshin mes kabinave, por u kapën. Me vete kishin rreth 20 gramë kokainë të ndarë në 14 doza, si dhe marihuanë dhe hashash gati për t'u shitur.

Më pas agjentët shkuan në një hotel në Marebello ku gjetën një tjetër sasi droge të llojit kokainë dhe 60 gramë hashash në dhomën e shqiptarëve.

Droga është sekuestruar së bashku me materialin e paketimit të gjetur dhe rreth 6000 euro cash, që supozohet se janë rezultat i shpërndarjes së drogës. Dy të rinjtë kanë dalë paraditen e sotme në gjykatë të mbrojtur nga avokati Xhuliano Renzi. Ata i thanë gjyqtarit se ishin gjendur në vështirësi financiare dhe se kishin pranuar propozimin për paketimin e drogës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit