“Fjeti 3 vite gjumë në SPAK”/ Ndërkombëtarët i gjejnë punë Arben Krajës, e bëjnë drejtor

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 09.01.2023, 16:19

Arben Kraja ka gjetur një punë të re. Pasi drejtoi pa sukses për 3 vite organin më të rendësishëm të drejtësisë në Shqipëri, Arben Kraja do të vijojë karrierën e tij në po të njejtën fushë. Këtë herë për të kanë menduar ndërkombëtarët, të cilët i kanë dhënë titullin e drejtorit në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta.

Thënë ndryshe, Kraja do të drejtojë një organizatë të financuar nga ndërkombëtarët e cila ka për qellim bashkëpunimin me autoritetet kompetente të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Tashmë ish-zyrtari i lartë do të drejtojë një OJF e cila bën raporte shumëfaqëshe, nxjerr konstatime dhe "kritikon" punën e qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë.

Si duket, Arben Kraja përveç faktit që nuk bëri punë mjaftueshëm, nuk ka ruajtur as raportet me drejtuesit e politikës apo qeverisë. Rrugët e integrimit të tij në sistemin e drejtësisë ndoshta janë të mbyllura, ndaj Kraja ka kërkuar punësim nga ndërkombëtarët.

Përveç dosjes së inceneratorëve, e cila nuk mund të fshihej më shumë se aq, SPAK nuk pati asnjë çështje të rendësishme mbi supe. Gjatë 3 viteve, ky organ u morë me punsimet me arka peshku, me autokombanjat që shinin grurë pa kupon tatimor, me doganierë që merrnin nga 20 euro apo me të tjera çështje që nuk duhet të shkonin përtej komisariatit të zonës për t'u zgjidhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit