E grabiti dhe dhunoi mizorisht të moshuarin italian/ Dënohet me burg 30-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 09.01.2023, 15:45

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, në Forli.

I riu në bashkëpunim dhe me bashkëatdhetarë të tjerë, kishin grabitur dhe dhunuar një të moshuar rreth 80-vjeç në Lignano.

Gjatë grabitjes, prej ku kishin marrë rreth 1000 euro, ata e kishin goditur të moshuarin me aq mizori sa ai kishte pësuar dëmtime serioze në sistemin e frymëmarrjes.

Tashmë i riu është dërguar në burg ku do të vuaj dënimin prej tre vitesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit