“Më prit dy muaj, babi më ndihmo të dal se jam bërë për të vrarë veten”, Havier Dobi dërgon dy letra nga qelia

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.01.2023, 13:05

Ditën e sotme gjykata e Tiranës ka shpallur masën arrest me burg për nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, të cilët vodhën mbi 500 mijë euro në shtëpinë e Alda Klosit, ish-zyrtare e qeverisë. Së fundmi janë zbuluar dy letra, të cilat Havieri i ka dërguar babait dhe të dashurës së tij.

Ai i shkruan babait të tij që ta ndihmojë të dalë nga burgu dhe i kërkon të qëndrojë sa më i qetë. 23-vjeçari shkruan se nuk do t’ia falë kurrë nënës së tij, duke lënë të kuptohet se fajin e vjedhjes ia ka lënë pikërisht asaj.

“Babi im i dashur jam shumë mirë mos u bëj merak, duhet të jesh shumë i qetë. E mora letrën që më kishe mu mbushën sytë me lot. Mu shkatërrua zemra. Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka më nxjerrësh të lutem.

Jam bërë si mos më keq nuk e dua veten time, më vjen të vras veten po të lutem bëj çdo gjë nuk rri dot më, dhe mamit nuk do ia fal kurrë këtë gjë, kurrë. Treisi (motra e tij) mos u bëj merak. Ju dua shumë ty, babin dhe Ilirën. Do dal vetëm për ju”, shkruhet në letër.

Ai ka nisur edhe një tjetër letër, këtë herë për të dashurën e tij, së cilës i kërkon ta presë. Ai duket i bindur se nuk do të qëndrojë edhe për shumë kohë në burg dhe pretendon se do të lirohet pas dy muajsh.

“Xhulia Shehu. Nuçja ime, dashuria ime, jeta ime, bota ime. Sot unë dal në gjyq. Për shkak të mamit jam këtu ku jam. Fola me avokatin dhe do të jem maksimumi dy muaj brenda. Pas dy muajsh do të dal me arrest shtëpie.

Përgjatë këtyre dy muajve dua të jesh sa më e fortë, me durim, kurajo, sepse pavarësisht se jam këtu, por me shpirt e zemër jam me ty. Dua të më presësh dy muaj. Do të bëj gjithçka që të jem pranë teje. Të dua shumë, me shpirt e zemër jeta ime. Nuçja ime, do të më marrë malli. Të puth fort, Havier Dobi”, shkruan ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit