Peshkatari kap në det krijesën e tejdukshme “alien”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2023, 00:37

Një peshkatar në SHBA ka kapur në det një krijesë të çuditshme e cila është e tejdukshme.

Grupi i peshkimit ka publikuar videon në rrjetet sociale me përshkrimin: “Më thoni që ky nuk është një alien”.

Në videon e mëposhtme mund të shihni krijesën e vogël e cila ka një trup transparent me pamje xhelatinoze, me një kokë paska të tmerrshme dhe këmbë ose krahë, pasi nuk dihet saktësisht se çfarë është. Krijesa “alien” duket se ka sy dhe gojë por nuk mund të thuhet se çfarë lloji është.

Që kur video është publikuar në rrjetet sociale ka marrë me miliona pëlqime dhe komente, e disa mendojnë se kjo krijesë është një “baby alien”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit