Studimi: Pijet energjike shkaktojnë rënie flokësh te burrat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2023, 23:53

Humbja e flokëve mund të jetë e vështirë dhe ka shumë arsye të ndryshme për këtë. Ndonjëherë është thjesht gjenetike, stresi, lodhja por një faktor kyç mund të jenë edhe pijet energjike.

Shkencëtarët kanë pohuar se ekziston një lidhje midis pijeve me sheqer, përfshirë pijet energjike dhe përshpejtimit të rënies së flokëve tek meshkujt.

Në një studim të kryer nga shkencëtarët kinezë mbi 1000 burra moshës 18 deri në 45 vjeç, ekspertët nga Universiteti Tsinghua në Pekin zbuluan se ata që pinë sasi të mëdha pijesh energjike, si dhe pije të gazuara madje edhe çaj dhe kafe të ëmbël, janë në rrezik më të madh të vuajnë nga rënia e flokëve.

Për të nxjerrë përfundimin e tyre, burrave iu kërkua që të konsumonin nga një deri në tre litra pije çdo javë, përpara se të kryhej studimi.

Në fund studiuesit vunë re se ata që konsumonin më shumë se një pije të ëmbël çdo ditë kishin një rrezik prej 42 për qind më të madh për të përjetuar rënie të flokëve, krahasuar me burrat e tjerë që nuk pinin asnjë nga pijet e lartpërmendura.

Burrat që pranuan se po përjetonin rënie të flokëve thanë gjithashtu se konsumonin mesatarisht 12 pije të ëmbla në javë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit