“Ne jemi të fortët e sheshit, bëjmë terrorin”, si u zbulua banda e të miturve që vidhnin bashkëmoshatarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2023, 20:41

Pak kohë më parë, disa minorenë u ndaluan nga policia pasi kryenin vjedhje te sheshi Skënderbej gjatë festave në muajin dhjetor.

Këta minorenë të shtyrë nga varfëria dhe modelet e fitimit të parave të shpejta, krijuan një grup ku kryenin grabitje gjatë gjithë muajit dhjetor duke sulmuar bashkëmoshatarë.

Këta minorenë, një 17-vjeçar dhe tre 14-vjeçarë akuzohen për 17 episode vjedhjesh. Me frazën: “Ne jemi të fortët e sheshit, ne jemi ata që bëjmë terrorin në shesh”, minorenët nxënës në shkolla të ndryshme, u drejtoheshin me doreza hekuri dhe thika bashkëmoshatarëve të tyre që i pikasnin në distancë duke i përzgjedhur nga veshja që ata mbanin.

Idenë për të grabitur bashkëmoshatarët gjatë festave e dha njëri prej tyre pasi kishin nevojë për para dhe mendonte se të miturit frikësohen më shumë.

Çdo ditë fëmijët zgjidhnin errësirën dhe zonën nga sheshi Skënderbej deri pranë AKSHI-t për të kërcënuar me thikë e pyetur bashkëmoshatarët: sa lekë ke me vete.

Vetëm një 17-vjeçar është proceduar ndërsa 3 anëtarët e tjerë të grupit kanë shpëtuar për shkak të moshës.

17-vjeçari ka treguar para hetuesve se prindërit e tij po divorcohen dhe muajt e fundit nënë e bir lëvizën në shtëpi të ndryshme me qera, pasi nuk kishin para të paguanin. Ai u lut që t’i jepnin mundësi të shkojë në shkollë. Për 17-vjeçarin, gjykata vendosi detyrim paraqitje, ndërsa për 14-vjeçarët emrat e tyre thjesht janë shkruar në kartelat e policisë kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit