Shoferi i dehur përplas burrin me biçikletë në Maliq, 55-vjeçari niset me urgjencë në spital

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2023, 18:46

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, Korçë. Mësohet se tek kryqëzimi i Libonikut një makinë ka përplasur një shtetas me biçikletë.

Drejtuesi i mjetit me iniciale A.D ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka përplasur një 55-vjeçar me biçikletë. Ky i fundit është transportuar menjëherë në spitalin e Korçë për ndihmë mjekësore por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Vlen të thuhet se ky aks është tepër problematik si për drejtuesit e mjeteve ashtu edhe këmbësorët apo edhe ata me biçikleta. Aksidentet, në shumicën e rasteve fatale sa vijnë e shtohen në këtë aks.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit