59-vjeçari në Delvinë tentoi t’i japë fund jetës me armë por mbeti i plagosur, shkak debatet në familje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.01.2023, 16:50

Sot, në Delvinë 59 vjeçari Musa Haxhi tentoi t'i japë fund jetës me armë gjahu, por mbeti i plagosur. Pas ngjarjes, ai u dërgua në urgjencën e Sarandës, ku iu dha edhe gjak, por më pas, Haxhi për shkak të plages së marrë është nisur me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë. Shkak për ngjarjen ishte grindja ne familje, pasi ai kishte bërë debate në familje. “Nuk dua asnje nga ju, dua vetëm djalin”, mesohet të ketë thënë 59 vjeçari.

Njoftimi i policisë:
Delvinë/Informacion paraprak/ Sot, rreth orës 12:30, është paraqitur në Spitalin e Sarandës, për ndihmë mjekësore shtetasi M. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Bamatat, Delvinë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit