Fshihte më shumë se 500 mijë euro në banesë/ Kastriot Myftaraj e kishte kërkuar arrestimin e Alda Klosit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08.01.2023, 15:20

Alda Klosi është zyrtarja që e kishte të mbushur shtëpinë me mijëra euro, të cilat u vodhën nga pastruesja dhe djali i saj.

Mësohet se ajo ka pasur në shtëpi më shumë se 500 mijë euro, pasi pastruses, ditën e sotme i janë gjetur 400 mijë euro në tubin e aspirimit, që dyshohet se janë të marra në banesën e Alda Klosit.

Alda Klosi është krahu i djathë i Arben Ahmetajt. Ai e ka pasur atë drejtoreshë kur ka qenë në detyrë dhe siç raportonte i ndjeri Kastriot Myftaraj, Ahmetaj, në çdo institucion që ishte e merrte Alda Klosin pas tij.

Gjithashtu, gazetari i ndjerë, kërkonte arrestimin e saj, pasi ajo ishte një nga zyrtaret e përfshira në aferën e inceneratorëve dhe nuk është çudi që këto para të jenë qokat e korrupsionit për inceneratorët.

Grabitja që ka bërë pastruesja e shtëpisë, Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi, duket se ka nxjerrë zbuluar bashkëpunimin e Ahmetajt dhe Klosit për fshehjen e mijëra eurove.

Disa muaj më parë, Kastriot Myftaraj thoshte:

Kjo Alda Klosi ka qenë drejtoreshë koncesionet, edhe për incineratorin. Kudo ku ka ikur Ahmetaj e ka marrë me veten Klosin. Klosi është në kryeministri tashmë. Kur u bënë ato procedurat e incineratorëve, kjo i ktheu përgjigje ministrisë së Mjedisit me shpejtësi të rrufeshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit