Vdekja e Enver Sheshit i arrestuar për inceneratorin e Fierit, familjarët do bëjnë kallëzim penal për vrasje me dashje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.01.2023, 12:13

Sot u bë e ditur se Enver Sheshi 59-vjeçari i arrestuar për inceneratorin e Fierit ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të QSUT. I akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, Sheshi dyshohet se vdiq nga arresti kardiak. Ndërkohë të afërmit e tij do të bëjnë kallëzim penal ndaj prokurorëve dhe Gjykatësve për vrasje me dashje, kjo pasi Shehi kishte bërë disa herë kërkesë për të ndryshuar masën e sigurisë arrest me burg.

Sheshi, ndodhej në burgun 313 dhe mendohet se si pasojë e infarktit, ndërroi jetë një orë pasi mbërriti në urgjencën e QSUT, ndërsa më herët ka qenë i arrestuar për mashtrimin me TVSH dënimin e së cilës e kishte kryer më herët. Sheshi doli nga ambientet e burgut rreth orës 16:15 dhe ndërroi jetë një orë më vonë në urgjencë. Aktualisht po bëhet ekspertiza dhe pritet një tjetër njoftim. Sot është njoftuar edhe ceremonia e varrimit për Sheshin në lagjen ku banonte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit