Grabitën dyqanin nën kërcënimin e armës, arrestohen dy durrsakët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.01.2023, 10:31

Policia ka arrestuar dy durrsakë, njëri 34 dhe tjetri 35 vjeç pasi nën kërcënimin e armës, kanë grabitur xhiron ditore të një biznesi në lagjen nr. 15, Durrës. Të dy shtetasit e arrestuar, Orges Mona dhe Erlind Shehaj, të dënuar më parë për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i policise:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Step by step”.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, vjedhja nën kërcënimin e armës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e datës 06.01.2023, në lagjen nr. 15, Durrës.

Vodhën nën kërcënimin e armës së zjarrit, xhiron ditore të një biznesi në lagjen nr. 15, Durrës, falë veprimeve të shpejta hetimore, identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen automjeti dhe veshjet që përdorën këta shtetas, gjatë kryerjes së vjedhjes.

Të dy shtetasit e arrestuar, të dënuar më parë për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të kryera nga këta 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë mbrëmjen e datës 06.01.2023, për një rast vjedhjeje të ndodhur në një biznes (dyqan me produkte ushqimore), në lagjen nr. 15, Durrës, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhjeje.

Bazuar në provat e siguruara falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër në kuadër të operacionit policor “Step by step”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasve:

-O. M., 34 vjeç, banues në lagjen nr. 16, Durrës, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve;

-E. Sh., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimi i ndjekur me metoda speciale, si dhe nga këqyrja e imtësishme e pamjeve nga kamerat e sigurisë, ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e armës së zjarrit kallashnikov që mbahej nga shtetasi E. Sh., kanë marrë rreth 15.000 lekë të rinj (xhiro ditore), mbrëmjen e datës 06.01.2023, në dyqanin e shtetases M. D., në lagjen nr. 15, Durrës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe veshjet që përdorën këta shtetas, gjatë kryerjes së vjedhjes, si dhe 3 aparate celularë.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë edhe për dy vjedhje të ndodhura më parë, të kryera nga këta dy shtetas, konkretisht:

– Më datë 19.11.2022, në Arapaj, Durrës, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetases E. S. një shumë parash;

– Më datë 27.12.2022, në lagjen nr. 6, në Durrës, dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë në banesën e shtetasit B. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit