Pas 40 vitesh, sateliti i NASA-s po bie në mënyrë të pakontrolluar drejt Tokës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.01.2023, 08:08

Erbs, sateliti i NASA i cili ishte në orbitë prej gati 40 vitesh dhe jo më funksional, po bie në mënyrë të pakontrolluar drejt Tokës dhe hyrja e tij në atmosferë pritet në natën mes 8 dhe 9 janarit.

Sipas përllogaritjeve më të fundit që disponon Departamenti Amerikan i Mbrojtjes dhe NASA, sateliti Erbs (Sateliti i Buxhetit të Rrezatimit të Tokës), që peshon pothuajse dy tonë e gjysmë, do të shkatërrohet pothuajse plotësisht kur të prekë, por disa pjesë mund të shpëtojnë, por po ashtu sipas agjencisë amerikane të hapësirës “rreziku që dikush të goditet llogaritet në 1 në 9400”.

I nisur në vitin 1984 me anijen Challenger, sateliti Erbs ishte projektuar për të funksionuar për dy vjet, por jeta e tij funksionale ishte shumë më e gjatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit