22-vjeçarja heq dorë nga sporti i hokejit për t’u bërë modele në Onlyfans

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2023, 00:04

Mikayla Demaiter e quajtur “lojtarja më më seksi në botë e hokejit mbi akull" ka vendosur të ndërrojë profesion.

22-vjeçarja nga Chatham në Ontario ka luajtur deri në qershor 2020 si portiere hokeji por ajo ka vendosur të eksplorojë një rrugë të re karriere.

Demaiter tani është bërë një modele me kohë të plotë dhe një sensacion interneti, në OnlyFans. Ajo ka hapur profilin e saj në korrik 2021 dhe që prej atëherë ka arritur të grumbullojë mijëra ndjekës.

Por kjo nuk është forma e vetme e rrjeteve sociale ku ylli është tepër aktiv. 1.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram shohin rregullisht fotot e saj sensuale në vende të ndryshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit