Një djalë gjashtë vjeçar është arrestuar në Virginia, SHBA pasi hapi zjarr në shkollën fillore Richneck duke plagosur rëndë një mësuese.
Nxënësi 6-vjeçar është tani në paraburgim policor por ende nuk dihet se ku e ka marrë armën.
E plagosura është një mësuese rreth të 30-ave, e cila u dërgua me urgjencë në një spital lokal. Gjendja e saj është tepër e rênduar dhe mjekët kanë dhënë alarmin e kuq. Fatmirësisht asnjë nxënës nuk është lënduar. Ata u zhvendosën në gjimnazin e shkollës, ku këshilltarët po punojnë me ta.
Të shtënat në shkolla janë të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, me tragjeditë e fundit duke përfshirë vrasjen majin e kaluar të 19 fëmijëve dhe dy mësuesve në Uvalde, Teksas, nga një person i armatosur 18-vjeçar.