Habilajt shfaqen sërish/ I kërkojnë Gjykatës pasuritë e sekuestruara dhe “Audin” e Saimir Tahirit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 07.01.2023, 18:27

Vëllezërit Habilaj, të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal, kanë shprehur një kërkesë ndaj drejtësisë shqiptare. Kushurinjtë e Saimir Tahirit kërkojnë që t’u kthehet pasuria që iu ka konfiskuar Prokuroria e Posaçme.

Sipas të dhënave, mes pasurive gjendet edhe “Audi”, për të cilin që në krye të herës nisën dyshimet dhe hetimet që Habiljat po kryenin trafik droge me mjetet e ministrit të Brendshëm, i cili mori drejtimin e atij dikasteri në vitin 2013.

Pasuritë që kërkojnë të rimarrin Habilajt janë 2 apartamente, një garazh 514 m2, një njësi tregtare, si edhe 5 automjete të markave të ndryshme, mes të cilave edhe Audi A8, i cili përdorej nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kështu anëtarët e fisit të Habilajve, të fajësuar si pjesëtarë të një grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, e kanë zhvendosur në Gjykatën e Lartë betejën me SPAK për të rimarrë pasuritë e konfiskuara. Pjesëtarët e grupit të Habilajve, u hetuan nga ish-Prokuroria për Krimet e Rënda, në të njëjtin dosje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit