Nëna në Shkodër nuk kishte probleme mendore, ja çfarë kërkoi të bënte para aktit makabër

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 07.01.2023, 18:06

Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku nëna hodhi në lumin Kir foshnjën e saj vetëm një javëshe, pasi kishte paralahjmëruar edhe mjekët e matërnitetit, ka sjellë edhe reagimin e drejtorit të Maternitetit të këtij qyteti, Senad Halluni.

Halluni u shpreh se e reja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së foshnjës dhe ka kërkuar dorëzimin e saj në shtëpinë e fëmijës, por më pas ka ndërruar mendje.

32-vjeçarja ka ardhur për lindje me 30 dhjetor. Ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjitha proçedurat. Zonja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së fëmijës. Ka pasur lindje normale me 30. Zonja ka kërkuar dorëzimin në shtëpinë e foshnjës.

Kemi njoftuar drejtorinë e shtëpisë së foshnjës për proçedurat. Zonja ka punuar në një ndërmarrje këpucësh. Me datë 4 kemi kryer proçedurat për tu transferuar në shtëpinë e foshnjës, ajo ka refuzuar më pas. Ka nënshkruar që merr përsipër marrjen e foshnjës.

Ajo nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. 32-vjeçarja rezulton se është e vetme dhe banon në Golem”, ka deklaruar ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit