Alarm për Korçën/ E bukur për festa por 25 herë më e ndotur se mesatarja e BE

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 07.01.2023, 16:56

Edhe këtë vit, shqiptarët u dyndën drejt Korçës për të kaluar festat e fundvitit. Qyteti aq i dashur për turistët nuk është thjesht i bukur, me drita, me zbukurime e me njerëz të mirë. Korça ka një anë të errët që na bën të mendojmë dy herë për një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë.

Gjatë stinës së dimrit, Korça është qyteti më i ndotur i Shqipërisë. Përdorimi i lëndëve drusore për ngrohje, bën që qyteti të ndotet më shumë se Elbasani që ka Metalurgjikun, e madje më shumë se Tirana e ndotur nga trafiku e ndërtimet.

Sipas përllogaritjeve, Korça ka një masë ndotëse rreth 25 herë më të lartë se normat mesatare të OKB-së dhe BE-së. Kjo e bën qytetin të pajetueshëm dhe madje kërcënues për për shëndetin e qytetarëve. Në këto kushte, përdorimi i gazit do të ishte një zgjidhje për qytetin, por deri më tani nuk ka asnjë projekt të futur në zbatim, ndonëse Azerbajxhani ka hedhur një projekt ide mbi gazifikimin e Korçës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit