Grabitën shtëpitë e tre italianëve/ Zbulohen emrat e dy të rinjve shqiptarë. Ja çfarë i thanë policisë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 07.01.2023, 17:09

Dy shqiptarë u arrestuan të martën nga policia italiane, teksa ishin duke grabitur një shtëpi në via Torriani.

28-vjeçari Granit Marku u kap brenda në shtëpi, ndërsa 30-vjeçari Julian Bushi, i cili ishte duke pritur jashtë shtëpisë, tentoi arratisjen. Ai u kap në oborrin e një ndërtese aty pranë ndërsa zbriste duke u kapur pas ullukut në një lartësi prej 15 metrash.

Në deklaratën e Granit Markut dhënë policisë ai ka pranuar se Bushi ishte bashkëpunëtori i tij në grabitjen e tre banesave.

“Unë hyra në tre shtëpi për të grabitur, me mua ishte Juljan Bushi, mbërritëm me një Golf që e kishim marrë me qira. Kishim me vete dy radio të blera në treg për 150 euro dhe ato do t’i përdornim për të komunikuar mes nesh. Njëri hynte në shtëpi kurse tjetri priste jashtë”, tha 28-vjeçari.

Tashmë të dy shqiptarët janë në pritje të dënimit nga gjykata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit