‘Fryhet’ administrata para zgjedhjeve, 2 mijë të punësuar më shumë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.01.2023, 16:37

"Në 1 maj nis epoka e re e shërbimeve pa sportele. Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale. Ky është një stacion historik i Revolucionit Digjital ku mbarojnë radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka mbërritur në hapat e saj të fundit", tha Rama në prill të vitit 2022 duke deklaruar se do të ketë reduktim të sporteleve dhe punonjësve të administratës, por ky numër i punonjësve po vijon të rritet me ritme të shpejta.

Sipas INSTAT, numri i të punësuarve në shtet arriti në fund të tremujorit të tretë të vitit 2022 në mbi 182 mijë punonjës, mbi 2 mijë më shumë se kundrejt të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkaq, ky tregues rezultoi edhe më i lartë në fund të 6-mujorit të parë të vitit të kaluar, me rreth 185.7 mijë të punësuar në shtet. Valët e rritjes së punësimit në shtet kanë rriten në prag fushatash zgjedhore. Psh vitin e kaluar në vitin 2021 kur ishin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me rreth 8 mijë persona ose me 4% brenda një viti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit