Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Në vendin e quajtur “Kthesa e Kakavijës” një 41-vjeçar ka përplasur një këmbësor. I aksidentuari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është dërguar në komisariat për të dhënë dëshminë.
Njoftimi i Policisë:
GJIROKASTËR Një person ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Gjirokastër pasi është përplasur nga një automjet. Rreth orës 12:50, në vendin e quajtur “Kthesa e Kakavijës”, shtetasi E. Ç., 41 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar shtetasin A. R., këmbësor në rrugë, i cili u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.