Plas goma e kamionit, plagoset rëndë polici në Dibër

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.01.2023, 14:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër. Në aksin Maqellarë-Peshkopi, një kamion ka pësuar defekt dhe ka bllokuar rrugën. Në momentin që patrulla e policisë ka shkuar në vendngjarje, një nga gomat e kamionit ka plasur duke plagosur rëndë policin me inicialet T.T., i cili është dërguar në spital. Punonjësi i policisë është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka dëmtuar rëndë të dyja këmbët.

Njoftimi i Plotë:

Dibër/informacion paraprak Rreth orës 14.00, në vendin e quajtur 'Qenok', aksi rrugor Maqellarë-Peshkopi, një mjet i tonazhit të rëndë kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor. Menjëherë patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim menaxhimin dhe hapjen e trafikut për automjetet. Gjatë momentit që punonjësi i Policisë Rrugore po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë punonjësi i policisë rrugore shtetasi T.T. Punonjësi i Policisë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dy këmbët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje. Pritet helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar punonjësin e Policisë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit