19-vjeçarja largohet pa adresë, familjarët kërkojnë ndihmë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.01.2023, 14:21

Familjarët kanë denoncuar zhdukjen e një 19-vjeçare në Tiranë. Ka qenë nëna e saj, e cila ka denoncuar rastin në komisariatin nr.3 në Tiranë dhe ka kërkuar ndihmën e shtetit për gjetjen e saj. Sipas familjarëve, vajza është larguar nga shtëpia dhe ka humbur çdo kontakt me ta.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur dhe ka kallëzuar një shtetase 40-vjeçare, banuese në Tiranë, se ditën e djeshme është larguar nga banesa vajza e saj, 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit