Hodhi beben e saj 7-ditëshe në lumë, Orjana Gremi ia rrëfeu krimin mjekëve para se ta kryente

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 07.01.2023, 13:13

Një ngjarje makabre u zbulua ditën e sotme në Shkodër, ku Orjana Gremi, 32 vjeç, kishte hedhur ditën e djeshme në lumin Kir foshnjën e saj të seksit mashkull, pas vetëm një jave nga lindja.

Mësohet se e reja banonte në fshatin Myselim në Postribë vetëm më dajën e saj. Orjana Gremi rezulton e pamartuar dhe në certifikatën e lindjes fëmija ishte pa atësi.

Gremi e lindi fëmijën e saj në spitalin e Shkodrës më datë 30 dhjetor, teksa policia u vu në aksion për ta arrestuar pas sinjalizimeve që ajo kishte dhënë se do ta braktiste fëmijën e saj.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti se 32-vjeçarja e kishte paralajmëruar këtë akt makabër te mjekët e spitalit, të cilëve u kishte thënë për veprimin që kishte ndërmend të bënte.

Gjithsesi, mjekët dhe policia e kanë kuptuar vonë seriozitetin e ngjarjes dhe nuk kanë mundur të ndalojnë krimin çnjerëzor të nënës 32-vjeçare, e cila nuk rezulton të ketë probleme mendore.

Ajo është arrestuar për akuzën e vrasjes me dashje nga policia dhe në deklarimin e dhënë nuk ka shfaqur pendesë. “E hodha në lumë, sepse nuk kisha mundësi ta mbaja”, mësohet të ketë thënë.

Bebja e pajetë u gjet nga policia në lumin Kir, e mbuluar me batanije dhe plastmas. Ngjarja ka tronditur gjithë opinionin në Shkodër dhe jo vetëm. Gremi pritet të dale para gjykatës në ditët në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit