Të akuzuar për drogë e armë të ftohta, dy 19-vjeçarët nga Gjirokastra thyejnë masën e arrestit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.01.2023, 10:30

Gjatë ditës së sotme Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy djem të rinj, të cilët kishin thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar nga Gjykata. Dy të rinjtë, M. R., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, sipas policisë, ishin lënë në “arrest shtëpie” për përdorim lëndësh narkotike dhe për mbajtje të armëve të ftohta.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit M. R., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesat e tyre, nuk janë gjetur aty, duke thyer kështu, masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuara nga Gjykata.

Shtetasi M. R. ishte me këtë masë sigurie për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa shtetasi E. D., për mbajtje armësh të ftohta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit