E rëndë në SHBA, 6-vjeçari qëllon me armë mësuesen e tij

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 07.01.2023, 09:58

Një nxënës në SHBA ka qëlluar më armë një mësuese në një shkollë në Virxhinia, SHBA. Ngjarja e paprecedentë ndodhi dje në shkollën fillore Ritschnek. Nuk dihen ende rrethanat sesi arma ka përfunduar në duart e 6-vjeçarit.

Gjithsesi, autoritetet besojnë se ngjarja nuk është aksidentale, teksa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar të tjerë. Mësuesja 30-vjeçare është dërguar e plagosur rëndë në spital, teksa ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Drejtuesit thanë se shkolla me 550 nxënës kishte pajisje për zbulimin e metaleve që nxënësit mund të mbanin. Gjithsesi, kontrollet nuk u bënë për të gjithë, por në mënyrë të rastësishme dhe 6-vjeçari në fjalë duket se i ka shpëtuar pajisjes detektuese.

Policia nuk e ka emërtuar saktësisht armën e zjarrit, por tha se djali ka përdorur një pistoletë. Shefi i distriktit të shkollës, Dr George Parker tha se zyrtarët do të shikojnë çdo rast që mund të ketë ndodhur që mund të ketë shkaktuar këtë incident. “Kjo është e tmerrshme, diçka e tillë nuk duhet të ndodhë kurrë”, shtoi Dr Parker.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit