Si po shkon situata në vendin tonë? 57% e shqiptarëve mendojnë se është keq

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.01.2023, 08:14

56.7% e shqiptarëve mendojnë se situata në vendin tonë është shumë keq. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania në muajin dhjetor, vetëm 15.6% e shqiptarëve mendojnë se situata është mirë. Ndërsa 27.4% janë neutralë, as mirë e as keq. Po mendimi i shqiptarëve për situatën e përgjithshme ka ndryshuar çdo muaj. Muaji me numrin e personave që mendonin më pak negativisht është qershori me 50.1% dhe neutralë 30.3%. Në shtator ka një rritje me 10.1%, duke shkuar në 60.2% numri i atyre që mendojnë keq dhe 30.1% neutral.

Rritja vijon edhe në tetor, ku numri i atyre që mendojnë se situata është shumë keq është 75.5% dhe 19.5% janë neutralë. Ndërkohë në dhjetor ka një rënie të atyre që mendojnë negativisht në 56.7% dhe numri i neutralëve është rritur në 27.4%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit