Mosmarrëveshjet me fqinjin italian nuk kishin fund/ Detaje të reja rreth vrasjes së shqiptarit, baba i dy fëmijëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.01.2023, 23:40

Gëzim Dodoli është 57-vjeçari shqiptar i cili është vrarë mbrëmjen e kaluar nga fqinji i tij italian në Arezzo, Itali.

Rreth orës 20:30 shqiptari ka marrë eskavatorin e tij dhe ka dëmtuar 4 makina të parkuara në oborrin e italianit dhe më pas ka nisur t’i shembë shtēpinë. Italiani Sandro Mugnai i shqetësuar për sigurinë e familjes së tij ka marrë pushkën që e përdorte për gjuetinë e derrave të egër dhe ka qëllua 5 herë në drejtim të shqiptarit duke e vrarë në vend.

Kur policët mbërritën në vendngjarje në orën 21.15, motori i ekskavatorit ishte ende në punë dhe familjarët e 53-vjeçarit italian ishin mbyllur brenda në shtëpi. Kanë qenë zjarrfikësit dhe policët ata që kanë fikur motorin dhe kanë evakuuar të sigurt personat që ndodheshin në shtëpi.

Pas kontrolleve të mëtejshme, shtëpia u shpall e pabanueshme.

Karabinierët e Komandës Provinciale të Arezzo-s po kryejnë hetime për këtë çështje pas arrestimit të italianit. Arma dhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje u sekuestruan si dhe e gjithë zona e vendngjarjes iu nënshtrua gjetjeve të departamentit të hetimeve shkencore.

Në trupin e viktimës do të kryhen kontrolle mjekësore ligjore në spitalin e Sienës nga ekipi i Universitetit të Sienës.

Shqiptari Gëzim Dodoli, baba i dy fëmijëve, prej disa kohësh jetonte në Itali: mes Arezzo-s dhe Seveso-s. Ai në të kaluarën kishte punuar edhe në Gjermani. Në San Polo, mosmarrëveshjet me fqinjët ishin të shpeshta dhe një përshkallëzim i tyre solli ngjarjen tragjike. Duke drejtuar ekskavatorin e tij, ai sulmoi shtëpinë e italianit, duke vënë në rrezik jetën e atyre që ishin brenda. Ai u ndal nga të shtënat e pronarit, i cili tani ndodhet në burgun San Benedetto në Arezzo. Për 53-vjeçarin për momentin akuza është vrasje, por hetuesit po vlerësojnë të gjithë elementët e grumbulluar që mund të çojnë edhe në përfundimin e mbrojtje legjitime të pronës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit