Andrew Bode aplikoi për pasaportë pas vrasjes së Papës, e mori një ditë para se të shpallej në kërkim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.01.2023, 21:40

Albano Velo dhe Andrew Bode janë dy personat e identifikuar nga policia si autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa.

Andrew Bode alias Ervin Bode, ekzekutori i Papës është pajisur me pasaportë të re 1 ditë përpara se të shpallej në kërkim nga autoritetet.

Në media raportohet se 44-vjeçari ka aplikuar për pasaportë të re në vendin e lindjes së tij, në Berat më 29 Dhjetor, 13 ditë pas vrasjes që kreu në Tiranë në zonën e Selitës.

Më 30 dhjetor ai ka tërhequr pasaportën të cilën e ka marrë me mënyrë të përshpejtuar ndërsa më 31 dhjetor, policia ka arrestuar Albano Velon. Po atë ditë policia e ka shpallur në kërkim 44-vjeçarin i cili jetonte në një shtëpi me qira te Kodra e Diellit.

Me marrjen e pasaportës ai ka lënë për herë të fundit gjurmë në vendin tonë. Ka dyshime se pas këtij momenti, Bode është larguar jashtë vendit në mënyrë ilegale. Me pasaportën e re ai dyshohet se ka lëvizur nga një vend anëtar i BE në ndonjë tjetër, për të humbur gjurmët.

Greqia është vendi që dyshohet se ai mund të shkuar ilegalisht. Kjo pasi më parë ai ka jetuar atje dhe ka qenë i dënuar për trafik droge, dënim prej të cilit ka ndyshuar edhe emrin nga Ervin në Andrew.

Në bazë të pamjeve filmike të marra nga vendi i ngjarjes ku është vrarë Edmond Papa, Bode rezulton të jetë ekzekutori ndërsa Albano Velo bashkëpunëtori i tij që e ka ndihmuar ta ndjekë dhe ta largojë nga vendi i ngjares.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit