Lëvizte Ervis Martinajn me “Audi A8”, Prokuroria e Kurbinit kërkon të marr sërish në pyetje Jeton Lamin

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 06.01.2023, 20:08

Prokuroria e Kurbinit i është drejtuar Gjykatës së Lartë me dy kërkesa për ish-efektivin Jeton Lami. Kërkesa e parë është lejimi për ta marrë në pyetje Lamin, në lidhje me hetimet që po bën Prokuroria për gjetjen e Ervis Martinajt. Ndërsa kërkesa e dytë lidhet me faktin e lënies në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë dhe të Apelit, në caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Jeton Lami u arrestua më 24 gusht, pas provave të pakundërshtueshme se ish-efektivi u fotografua me Ervis Martinajn, e shpallur në kërkim. Lami akuzohet se ka ndihmuar bosin e lojrave të fatit të lëvizte i mbrojtur dhe lirshëm në Shqipëri, ndonëse reparte të ndryshme policore ishin vënë në ndjekje të tij.

Gjatë marrjes së parë në pyetje, Jeton Lami kyçi gojën duke mos thënë asgjë për lëvizjet që i bënte Martinajt me mjetin luksoz tip "Audi A8". Ish-efektivi nuk ka dhënë asnjë detaji në lidhje mbi vendodhjen e Martinajt por duket se Prokuroria e Kurbinit dëshiron të bëjë sërish pyetje pa përgjigjië ndaj Jeton Lamit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit