VIDEO/ “Trego duart… duart lart”, momenti kur policia arrestohen djalin e “El Chapo-s”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.01.2023, 19:13

Ditën e djeshme është arrestuar djali i bosit famëkeq të drogës “El Chapo”, Ovido Guzman.

Në videon që po qarkullon në internet është momnenti kur ai arrestohet në shtëpinë e tij. Në pamje shihet policia e mobilizuar dhe teksa pret pak para hyrjes, hapet dera nga nëna e Ovidos.

“Kujdes! Dil, dil, dil. Qetësohuni zonjë. Ngri duart lart... më trego duart. Kaloni ju lutem, kaloni, dilni”, dëgjohet që i thotë policia. Më pas ata e mbështesin pas murit për ta kontrolluar.

Që prej këtij momenti anëtarët e kartelit Sinaloa dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë nisur sulme të dhunshme në rajon, duke qëlluar policë dhe ushtarë, duke djegur automjete dhe duke bllokuar rrugët përgjatë bregut të Paqësorit.

Mediat e huaja raportojnë se 19 anëtarë të kartelit të drogës dhe 10 ushtarë kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve me armë zjarr mes të dyja palëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit