Bruksel/ Ish-nënkryetarja e PE ndodhet në burg, shkon ta takojë vajza 2-vjeçare

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.01.2023, 18:51

Ish-nënkryetarja e Parlamentit Europian, Eva Kaili, e cila ndodhet në paraburgim në burgun e grave Haren në Bruksel, ka pasur rastin të takojë sot vajzën e saj dyvjeçare. Kaili akuzohet për pjesëmarrje në skandalin e njohur Katargate, që po trondit Parlamentin Europian.

Babai i saj, Alexandros Kailis, kaloi pragun e burgut duke shoqëruar mbesën e tij për takimin e parë me nënën e saj që nga dita e arrestimit dhe ndalimit të zonjës Kaili, në 5 dhjetor 2022.

Zonja Kaili kishte bërë një kërkesë nëpërmjet avokatëve të saj për t'u lejuar të takohej me vajzën e saj dyvjeçare, e cila u pranua nga autoritetet gjyqësore belge dhe pasditen e sotme ky takim u bë fakt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit