“Uji është bërë si serë”/ Fabrikat e vajit të ullirit ndosin kanalet vaditëse në Drenovicë të Beratit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 06.01.2023, 18:53

Dy fabrika të prodhimit të vajit të ullirit në fshatin Drenovicë të Beratit po ndosin kanalet vaditëse të zonës. Që prej nisjes së përpunimit të ullinjëve, fabrikat kanë zbarzur në kanale mbetjet, duke bërë që aciditeti i lartë dhe lënda e patretshme të ndosin ujin. Siç shihet edhe në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ, në kanalet vaditëse nuk ka më ujë por vetëm llum të zi i cili ka bllokuar çdo gjë dhe po fillon të thajë bimësinë e të ngodhë edhe amfibët e pakët që rriteshin në ato ujëra.

Banorët e fshatit Drenovicë thonë se në këtë periudhë kohe, e gjithë zona ka mbiell dhjetra hektarë sera me produkte bujqësore, por që në mungesë të ujit dhe kanaleve, prodhimet e tyre do të thahen. Uji në kanalet ku po shkarkojnë bërsin e ullirit fabrikat, është burimi kryesor vaditës për zonën bujqësore.

Denoncime të shumta janë bërë edhe pranë strukturave të autoriteteve vendore por deri më tani asnjë masë nuk është marr ndaj dy fabrikave të përpunimit të ullinjëve. Dyshohet se pronarët e tyre kanë njohje dhe japin rryshfet që mos të ndëshkohen për krimin mjedisor që po i bëhet zonës. Në këtë situatë banorët kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet përpara se i gjithë fshati të thahet për pikën e ujit.

"Prsh JOQ.. jemi disa banor te fshatit Drenovic ne Berat. Kemi disa jav qe denoncojme dy fabrika ta vajit te udhirit se po na ndoqin ujin qe vadisim tokat. kemi 100 hektar toka, sera, qe vadisim me kanal. Uji eshte ndotur nga bersit e udhirit dhe pesticidet qe hedhin ata te fabrikes. I kemi kerkuar dhe policise te nderhyj po me sa duket i kane shok ata pronaret. u bejm thirrje ta publikoni si rast se i gjith fshati varet nga ky uje. Kanali eshte thare, me bime, me breshka, me bretkosa e peshq, nuk ka mbetur gje me aty.." – shkruan nje prej banorëve të zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit