Sherr me thika te “Rruga e Kavajës”, përfundon në spital 25-vjeçari

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 06.01.2023, 18:07

Një 25-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të premte në Tiranë. Pas një konflikti të çastit, shtetasi F.G., ka qëlluar me thikë shtetasin K.P.. Ngjarja ka ndodhur në "Rrugën e Kavajës" pranë një subjekti privat.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për mjekim dhe sipas raportimeve është jashtë rrezikut për jetën. Shkak i konfliktit dyshohet se janë motivet e dobta që kanë përfshirë dy personat, që ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.01.2023, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit