Skandal te QSUT/ Ndërpriten operacionet te kardiokirurgjia, shqiptarët mbeten “me zemër në dorë” sa të hapet tenderi

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.01.2023, 17:16

Skadalet në sistemin shëndetësor në vendin tonë nuk kanë të sosur. Problemet në fakt i gjen kudo, në spitalet e rretheve po e po, por në zemër të Tiranës në QSUT nuk gjen pajisjen më minimale, oksigjenatorin!

Kështu për këtë shkak në shërbimin e kardiokirurgjisë janë ndërprerë ndërhyrjet kirurgjikale për shkak se në sallat e operacioneve mungojnë oksigjeneretorët, materiale shumë të domosdoshme në sallë kur kryhen ndërhyrje në zemër.

Në këtë shërbim, kryhet vetëm një ose dy ndërhyrje që janë raste shumë urgjente, të tjerët përcillen për në spitalet private ose ata të cilët kanë ndërhyrje të planifikuara do të duhet të presin deri sa sallat të pajisen me oksigjeneratorë.

Kjo dëshmohet fare qartë edhe në oborrin e shërbimit të kardiokirurgjisë, i cili këto ditë është boshatisur pasi nuk ka as familjarë që presin të afërm të tyre. Mjeket kirurgë në këtë spital janë vënë në vështirësi përpara pacientëve dhe të afërmve të tyre, të cilët duhet t’i orientojnë drejt spitaleve private kur nuk mund të presin.

Por pavarësisht këtyre fakteve, QSUT nuk pranon se ka bllokuar operacionet, por problemi duket se qëndron tek hapja e një tenderi për pajisje dhe deri atëherë shqiptarët mbeten me "zemër në dorë".

QSUT i është përgjigjur çdo emetgjencr dhe ka garantuar vazhdimësinë e ndërhyrjeve kardiokirurgjikale sipas përcaktimeve mjekësore.

QSUT ka në dispozicion fondin e nevojshëm dhe është në procedura për vijimin e procesit të furnizimit me materiale mjekësore, sipas procedurave zë prokurimit publik në zbatim të legjislacionit më fuqi”.

Sa shkon një operacion zemre në spital privat?

Kostoja e ndërhyrjeve kardiovaskulare në një spital privat varion nga 6 deri në 12 mijë euro. Burime të Top Channel thonë se kanë pacientë në pritje për ndërhyrje që prej katër muajsh. Kjo është hera e parë që një shërbim i rëndësishëm sikurse është kardikirugjia, të ndërpresë punën.

Për shkak të problemeve të shumta kardiovaskulare, në ditë të zakonshme kryhen mestarisht 4 ndërhyrje kirurgjikale dhe nevojiten rreth 60 oksigjeneratorë në një muaj. Drejtoria e QSUT-së ka mundur të sigurojë disa oksigjeneratorë vetëm për raste urgjente, ndërkohë që tendera për t’i siguruar ato, kryhen nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka vonuar procedurat e tenderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit