Kompania zvicerane prodhon orën luksoze me portretin e Gjergj Kastriotit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 06.01.2023, 17:24

Portreti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, tashmë do të jetë imazhi i një ore dore. Kompania e famshme e prodhimit të orëve Franck Muller ka nxjerrë në treg një model të quajtur “Vanguard Racing Skenderbeu”. Pamja vizuale e parë është busti i Gjergj Kastriotit në ngjyrë të florinjtë.

Ora është punuar me sfond të kuq, njësoj si flamuri kombëtar si dhe me numra të zinj. Po ashtu pas bustit të Gjergj Kastriotit vihet re shqiponja dy krenare. Një dizanj i përshtatur 100% për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në total kompania, me seli në Gjenevë, ka prodhuar gjithsej 25 copë në çelik inox dhe 50 copë në titan të zi.

Çmimi për orët e thjeshta Franck Muller varion nga 5 mijë deri në 7500 euro, ndaj një model i kufizuar si ky me Skënderbeun mund të kalojë 10 mijë euro. Më 17 janar të këtij viti, mbushin plot 555 vite nga ndarja e jetës së heroit tonë kombëtar, dhe kjo orë mund të jetë një dhuratë e bukur përkujtimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit