Zhduket 30 vjeçari pa lënë gjurmë, familja kërkon ndihmë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.01.2023, 17:08

Familja Sakaj në Suk kërkon ndihmë pasi prej 5 ditësh djali i tyre Ferit Sakaj 30 vjeç ka humbur pa lënë gjurmë. Kunati dhe e motra e të humburit që jetojnë e punjnë në Greqi shprehen se kanë kryer denoncim në policinë e Roskovecit po ende asnjë shenjë e Feritit.

30 vjeçari është larguar nga banesa në datën 1 janar. Ndërkohë babai i Feritit, ka ndërruar jetë duke peshkuar në lumin e Semanit disa vite më pare, ndërsa një vëlla tjetër 14 vjeç Ergis Sakaj gjeti mbytjen po në lumin Seman në muajin gusht të vitit 2022.

Njoftimi i policisë:

Fier / Në datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja Z. S., 51 vjeçe, banuese në Suk 1, Roskovec, ka kallëzuar se djali i saj, 32 vjeç, është larguar nga banesa në datë 02.01.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit