“I fikën dritat dhe e sulmuan”, flet fqinja e të moshuarës që u grabit në Maliq: E gjetëm me fytyrë të nxirë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.01.2023, 22:38

Një e moshuar në fshatin Pirg të Maliqit, Korçë ka rënë pre e një grabitje të dhunshme 8 ditë më parë. Një person ende i paidentifikuar ka hyrë në shtëpinë e 67-vjeçares Luljeta Hoxha dhe pasi e ka dhunuar dhe lidhur me litar i ka marrë 10 mijë euro.

Komshia e saj, Erjona Bakollari ka treguar momentet e para pas grabitjes dhe atë se çfarë i tha e moshuara menjëherë pas ngjarjes. Ajo thotë se grabitësi para se të hynte në shtëpi, i ka fikur dritat të moshuarës dhe më pas ka hyrë në dhomë dhe i ka mbyllur gojën.

Luljeta aktualisht ndodhet në spital, pasi nga dhuna e ushtruar ka edhe plagë.

Kur na lajmëroi ne ishte e nxirë nga fytyra me zor merrte frymë. Na trokiti në kuzhinë, ne dolëm se thamë çfarë ka ndodhur dhe kur dalim jashtë ishte në gjendje shumë të rëndë na tha lajmëroni policinë dhe ambulancën se nga goditja që kishte marrë ishte në gjendje shumë të rëndë. Pastaj erdhi policia, e dërguam në spital. Kur na ka lajmëruar ne ka qenë ora rreth 2 e 30 e natës.

Më erdhën tha, ishin hedhur nga avllia a diçka e tillë, ulën dritat, unë e dija se ikën dritat vetëm kur shkatërrohet dera jashtë e ballkonit dhe hyjnë brenda me dritë në dorë dhe mu hodh direkt, tha më zuri gojën. Nuk na tha ndonjë gjë vetëm tha na kanë marrë lekë diçka e tillë. Ajo jeton vetë, kur sëmuret ka një mbesë që kujdeset për të është në Pogradec, ne na lajmëron, për ndonjë gjë të vogël, për të marrë pensionin ose ilaçet. Bashkëshorti i ka vdekur ka 2 vite. Ishte shumë e rënduar, tani ndodhet në spital dhe është një çik më ndryshe por prape ka dhimbje. Ka shembje nga brenda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit