17-vjeçari shqiptar humbi jetën në qendrën e të miturve në Itali, autopsia tregon shkakun e vdekjes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.01.2023, 22:06

Përhapja e flakëve së bashku me tymin e madh, janë shkaku që 17-vjeçari Ledjan Imeri ka humbur jetën në qendrën e të miturve në Itali natën e ndërrimit të viteve.

Në autopsinë e kryer nga mjeku ligjor Carlo Moreschi thuhet se shqiptari i mitur humbi jetën në Pasian di Prato pas flakëve të zjarrit dhe tymit që përfshiu ndërtesën.

Karabinierët e Compagnia di Udine kanë intervistuar tashmë fëmijët dhe përgjegjësin e pranishëm në momentin e zjarrit dhe kanë marrë të gjithë dokumentacionin në lidhje me qendrën për të mitur nga Bashkia, përfshirë autorizimin për të funksionuar. Me rëndësi thelbësore për hetimet do të jetë vlerësimi i ndërtesës në via Campoformido, që i është besuar inxhinieres Federica Angeli.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa përgjegjësi 44-vjeçar, i cili ndodhet në spital mund të japë detaje që do të çojnë në zbardhjen e vërtetë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit