Ekzekutimi i Edmond Papës ende me mistere, “Audi” i autorëve me targa belge të mbivendosura

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.01.2023, 19:34

Vrasja e Edmond Papës në Tiranë vijon ende të jetë e pa zbardhur plotësisht pasi ende ka pikëpyetje të pazgjidhura. Një prej tyre është edhe makina tip "Audi" me të cilën dy autorët, Albano Velo dhe Andrew Bode janë larguar nga vendi i ngjarjes pas eliminimit të biznesmenit Papa.

Dy autorët janë larguar me një "Audi" me targa belge, ndërkohë që Bode kishte mbërritur në vendngjarje me një "Smart" të marrë me qira. Mjeti tip “Audi” që u përdor nga dy autorët nuk rezulton të jetë i vjedhur. Sipas hetuesve targat belge të këtij mjeti janë të mbivendosura dhe nuk kanë qenë të “Audi-t”, por të një mjeti tjetër. Makina që ka patur këto targa belge është futur brenda territorit të vendit tonë nga një shtetas, i cili më pas e ka shitur makinën që është targuar me targa shqiptare.

Policia dhe hetuesit duan të zbulojnë mënyrën se si dy autorët siguruan targat belge të cilat më pas i montuan tek “Audi”, që shërbeu për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së 49-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit