E motra u arrestua për mashtrim duke përfituar para, jep dorëheqjen nga bashkia vëllai i Viola Sterjos

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 05.01.2023, 18:39

Johan Sterjo, vëllai i Viola Sterjos të arrestuar më 28 dhjetor, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në Bashkinë e Pogradecit si nënkryetar. Ai dha dorëheqjen më datë 30 dhjetor, dy ditë pas arrestimit të së motrës, që u akuzua për gjobëvënie ndaj përfiuesëve të projekteve.

Në letrën e dorëzimit, Sterjo shkruan si justifikim "arsye familjare" pa dhënë detaje të tjera rreth lënies së postit të tij. Sterjo ka qenë i komanduar në këtë post, ndërkohë që momentalisht ai vijon detyrën si drejtor i ujësjellësit të Pogradecit.

Duket se familja Sterjo nën "bekimin" e partisë janë përshtatur në punë shtetërore nga ku edhe çoç kanë përfituar ndonjë gjë. Ndërkohë qindra të rinjë që diplomohen dhe dalin me rezultate të shkëlqyera e që nuk duan të largohen nga Shqipëria, nuk punësohen dot kaq lehtë në shtet, pasi punësimi nepotik ka shtrirë rrënjët shumë thellë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit